Telegrafi

Oriola Marashi tregon figurën trupore në kopertinën e “Star People”

Momentalisht është njëra nga modelet më të kërkuara në tregun shqiptar dhe jo më kot. 

Oriola Marashi, e cila muaj më parë u bë pjesë e brendit botëror “Guess”, vazhdon t’i mahnisë fansat me imazhe të reja.

Të tilla ka realizuar edhe gjatë ditëve të fundit, gjersa pozon për kopertinën e revistës “Star people” dhe nuk ka dyshim se tërheq vëmendje me dukjen e saj.

Me kostum të larjes dhe me stil të flokëve si të Marilyn Monroe, Oriola vjen tejet në formë, siç nuk e keni parë asnjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oriola Marashi

Bukuroshja shqiptare në rrjetin social, Instagram, numëron mbi 318 mijë ndjekës, në të cilin nuk ngurron të sjellë imazhe dhe video të ndryshme, pa lënë anash edhe ato provokuese.

Ndërkohë, modelja Marashi si një femër e jashtëzakonshme dhe e përkushtuar ndaj artit, tashmë është pjesë e veprimtarive të rëndësishme rajonale, evropiane dhe botërore. /Telegrafi/