Telegrafi

Oriola Marashi publikon fotografi për herë të parë me të dashurin e saj, Eros Grezdën

Futbollisti Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi prej kohësh komentohen në mediat rozë për një lidhje dashurie të mundshme.

Dhe lajmin e konfirmoi javë më parë vet Grezda gatë intervistës së tij të dhënë në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Dyshja thuhet po ashtu se janë karantinuar në shtëpinë e futbollistit në Kroaci dhe së fundmi ka qenë vet modelja shqiptare që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

 

Ajo në InstaStory ka ndarë një fotografi përkrah Erosit, i cili duket qartë edhe pse fytyrën ia mbuloi me një ‘emoji’.

Lexo po ashtu Eros Grezda pranon për herë të parë lidhjen me Oriola Marashin

Çifti siç shihet po shijojnë një periudhë të bukur të jetës, gjersa në intervistën që Grezda dha javë më parë tregoi se është shumë i lumtur përkrah Oriolës.

Eros Grezda dhe Oriola Marashi (Foto: Instagram)

Marashi në anën tjetër nuk i mungon rrjeteve sociale me poza e imazhe të ndryshme provokuese, duke u bërë kështu një nga personazhet më atraktive shqiptare. /Telegrafi/