Modelja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi, prej disa muajsh ka qenë e izoluar në Kroaci me të dashurin e saj, futbollistin Eros Grezda.
Dyshja theksuan se kanë kaluar një periudhë të mirë karantine, të cilët njëherësh po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre edhe në ditët e sotme.
Kjo erdhi pas pak ditësh kur në faqet rozë qarkulluan disa lajme se dyshja janë ndarë pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Megjithatë, me një nga postimet e fundit që ka ndarë modelja e “Guess” konfirmon se akoma është në një romancë dashurie me futbollistin e njohur.
Edhe pse ia ka mbuluar fytyrën, Oriola shfaqet në përqafimin e tij dhe i njëjti vërehet mjaft mirë nga mbrapa – pasi me të njëjtën këmishë ka pozuar në Instagramin e tij.
Me këtë çifti dëshmojnë se ende ruajnë raporte të mira dhe janë në çdo moment së bashku.
Ndërkohë, në këto ditë të nxehta vere imazhet provokuese nuk po mungojnë nga modelja Marashi. /Telegrafi/