Telegrafi

Orinda Huta zgjodhi vellon e nuses (Foto)

Të zgjedhësh fustanin e bardhë është pa dyshim një nga momentet më të veçanta në jetën e një vajze.

Kështu ka ndodhur me bukuroshen e ekranit, Orinda Huta, e cila në fund të korrikut kurorëzon me martesë dashurinë e saj shumëvjeçare me Turjan Hyskën.

Dëshira e saj ka qenë të vishet nuse nga ‘Geraldina Sposa’ e në zgjedhjen e fustanit nuk mund të mungonte Marcela Lati, jo vetëm administratore e ‘Geraldina Sposa’, por dhe një mikeshë shumë e shtrenjtë e Orindës.

Marcela ka shkruar “Orinden e kam njohur si njërën nga bukuroshet e pasarelës së ‘Geraldina Sposa’ rreth 13 vjet më parë. Nga bashkëpunëtore në vite është kthyer në një mikeshë te vyer, dhe kjo pa lidhje me marrëdhëniet e ndërsjellta që sjell puna që bëj me botën e medias. Orinda sot provoi fustanin e saj dhe unë u emocionova bashke me të. E kam parë të rritet në vite bashkë me ne, ndaj sot roli im ishte shumë më tepër se thjesht ti asistoja të zgjidhte fustanin e saj të nusërisë. E paç jetën diell siç je vetë! Të kam xhan”, shkruan ajo. /who/telegrafi/