Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Orinda Huta tashë e një kohë ka filuar transmetimin e një emisioni të ri “Surprisa SD”, i cili troket në dyert e shtëpive të fëmijëve me sindromë Down, për t’i bërë ata të lumtur duke i befasuar me prezencën e këngëtares.
Deri tani janë prezantuar disa emisione, teksa këtë javë Orinda ka bërë të ditur se kanë zhvilluar emisionin e radhës edhe në Kosovë, ku kanë vizituar familjen Rraci, duke gëzuar kështu djalin e kësaj familje, i cili është i prekur me sindormën Down.
E pyetur javë më parë në një intervistë për Telegrafin rreth punës dhe angazhimit me këta fëmijë, Orinda u shpreh:
“Nuk mund të jesh indiferente përballë historive që përcillen në emision. Secilin prej individëve me sindromën Down ti duhet ta njohësh, e t’i qëndrosh pranë. Nuk janë intervista të zakonshme, nuk mund të jenë takime të zakonshme. Energjia që merr prej tyre është pazëvëndësueshme”.
Ndërkohë në Youtube është publikuar edhe promoja e emisionit, i cili transmetohet këtë të shtunë në “Tring”. /Telegrafi/