Telegrafi

Origjina e Ditës së Gënjeshtrave

Për ata që nuk e dinë, Dita e Gënjeshtrave është një ditë e gazmore ndërkombëtare e mashtrimeve që festohet çdo vit më 1 prill.

Miliona njerëz në shtëpi, shkolla dhe vendet e punës kalojnë mëngjesin e 1 Prillit duke i bërë shaka mashtruese njëri-tjetrit. Edhe mediat publikojnë nga një histori të rreme për të mashtruar lexuesit e tyre.

Shumica e njerëzve mendojnë se kjo ditë rrjedh nga Papa Gregori XIII. Në 1582, ai donte që kalendarin i tij i ri Gregorian të zëvendësojë me atë të vjetrin Julian. Ky kalendar caktonte natën e Vitit të Ri më 1 janar në vend të fundit të marsit. Por, disa njerëz nuk e kanë marrë shkresën dhe vazhduan ta festojnë Vitin e Ri më 1 prill. Këto familje të varfra u quajtën budallenj dhe u përqeshën nga i gjithë qyteti.

Megjithatë, të tjerët mendojnë se Dita e Gënjeshtrave buron nga koha kur njerëzit mbanin festivale për të shënuar fillimin e pranverës dhe fundin e dimrit

Festivali i lashtë romak i Hilaria festonte ringjalljen e perëndisë Attis-it në një ballo ku njerëzit maskoheshin.

Shumë kultura në Evropë kanë mbajtur festivale pranverore rreth 1 prillit.

Ajo që dihet sigurt është se që nga viti 1700, Dita e Gënjeshtrave filloi të festohej në Britani, dhe tani 1 Prilli është zyrtarisht dita më zbavitëse e vitit. /KosovaPress/