Telegrafi

Origjanski: Dera e banesës sime për disa minuta u mbush me grafite ofenduese për shqiptarët (Foto)

Muzicienti Zllatko Origjanski në profilin e tij në Facebook ka njoftuar rreth incidentit në shtëpinë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Origjanski shkruan se ka dalë për të blerë cigare dhe kur është kthyer, dera e hyrjes në banesën e tij ishte e gjitha me afishe, siç thotë ai, të ashtuquajtura para me dygjuhësi me disa heronj shqiptar, afishe me fjalë ofenduese për shqiptarët. Ai thotë se e ka lajmëruar policinë dhe njëri nga policët që ka qenë në inspektim ka qenë shqiptar, prandaj pyes, çka duheshte, ta dëboj, të kërkoj të vij ndonjë tjetër? Policia ishte absolutisht korrekte dhe profesionale. /Telegrafi/