Orhan Kurtishi është emëruar drejtor i ri i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë. Ai do ta zëvendësojë Idri Istrefin në këtë pozitë.
Kurtishi vjen në postin e drejtorit në Postë si kryetar i degës së Alternativës në Kumanovë.
“Premtoj se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve! Falënderoj strukturat e degës Alternativa në Kumanovë, por edhe të gjitha strukturat e koalicionit VLEN”, ka thënë Kurtishi.
Zëvendës i tij do të jetë Nikolço Ugrinov nga Strumica, ndërsa anëtarë të tjerë të Bordit drejtues janë emëruar Danica Jovanova, Hatije Etemi, Agim Baftija, Bojan Keremestevski dhe Dejan Nikolovski.