Site icon Telegrafi

Orgazma e klitorisit dhe ajo vagjinale nuk janë njësoj!

Young woman lying on bed with hand in hair

Gjinekologët francezë: Odile Buisson dhe Emanuel A. Zanini, kanë përdorur aparate për matjen e ndryshimeve në qarkullimin e gjakut gjatë stimulimit të jashtëm dhe të brendshëm.

Hulumtuesit kanë zbuluar që stimulimi i jashtëm (i kliorisit) nuk përfshin rrënjën e brendshme të klitorisit, mirëpo stimulimi vagjinal përfshin të dyja – rrënjën e brendshme dhe pjesën e jashtme të klitorisit.

Në bazë të këtij hulumtimi konkludohet që teoria mbi orgazmat mund të jetë e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Gjatë testimit, tri femra kanë qenë të lidhura në aparatin sonografik, që i kanë vizualizuar lëvizjet në sistemin kompleks të nervave klitouretrovagjinale gjatë të dy stimulimeve.

Është matur qarkullimi i gjakut në atë rajon, duke përdorur impulset e njohura si Sinjal i Doplerit.

Xhirimet kanë treguar që ekziston dallimi midis stimulimit të jashtëm dhe penetrimit vaginal, sepse i pari nuk përfshin tërë kompleksin klitouretrovagjinal, ndërsa i dyti përfshin tërë këtë kompleks.

Kjo tregon dallimet funksionale të cilat varen nga tipi i stimulimit, kanë thënë hulumtuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version