Site icon Telegrafi

Organizon sondazh për stilin e ri të flokëve, Almeda befasohet me votën e bashkëshortit “Çënarit”

Almeda Abazi aktualisht po qëndron në shtetin shqiptar ku do të jetë pjesë e spektaklit “Dance with Me”.

E prej kryeqytetit shqiptar të Tiranës, modelja ka filluar edhe të publikoj imazhe dhe video në llogarinë personale të Instagramit.

Njëra prej tyre ka qenë edhe rreth stilit të ri të flokëve, ku ka krijuar edhe një sondazh me fansat nëse iu pëlqen apo jo ndryshimi që do ta bënte.

Por, atë e befasoi bashkëshorti i saj, Toglahan Sayisman, i cili ka votuar kundër, pra se nuk i pëlqen stili i flokëve.

Këtë veprim të aktorit nuk ka hezituar ta bëj publike bukuroshja jonë, e cila ishte e habitur me këtë gjest të burrit.

“Pardon”, ishte shprehur shkurtimisht Abazi në fotografinë që e kishte publikuar me rastin e sondazhit në Instagram.

Ndryshe, 26-vjeçarja dhe 36-vjeçari tash e një vit kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disavjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version