Caleb Wallace, 30-vjeç nga Teksasi, që luftoi kundër “tiranisë së COVID-19”, ka ndërruar jetë pikërisht si rezultati i infektimit me coronavirus.
Ishte pavetëdije, në respirator dhe nën ndikimin e ilaçeve të forta në repartin e kujdesit intensiv në qendrën Shanon në San Angelo, transmeton Telegrafi.
Ky baba i tre fëmijëve, i cili nuk arriti ta sheh një fëmijë tjetër që gruaja e tij pritet ta sjell në jetë gjatë muajit të ardhshëm, ka qenë themelues i lëvizjes “luftëtarët për liri” që protestonte kundër vaksinave anti-COVID dhe bartjes së maskës.
Wallace, që filloi të ndjente simptomat, ka refuzuar të testohet dhe të pranojë ndihmë mjekësore. Në vend se të kërkoj ndihmë mjekësore, Caleb i ka injektuar vetes kokteje vitamish C dhe Zinkut dhe ilaçe tjera kundër parazitëve, që në mënyrë të rrejshme reklamoheshin si efikase në trajtim kundër COVID-19.
Në anën tjetër agjencia për barna dhe ushqim në SHBA, ka paralajmëruar për pasojat nëse përdoren ivermektini si ilaç për trajtimin e COVID-19.
“Ti nuk je kali, e as lopë. Seriozisht, të gjithë ndaluni”, ka shkruar FDA-ja në Twitter disa ditë më herë pas publikimit të disa artikujve lidhur me këtë ilaç të përfolur.
Caleb kishte ndjerë simptomat në korrik, por i vendosur kishte refuzuar të kërkoj ndihmë mjekësore.
“Sa herë që kollitej, i shndërrohej në një sulm kolli, e më pas mbeste pa frymë. Ka qenë kokëfortë. Nuk ka dashur të shkojë te mjeku, sepse nuk ka dashur të jetë pjesë e statistikave me testet kundër COVID-19”, ka thënë një mjeke. /Telegrafi/