Site icon Telegrafi

Organizoi ceremoninë martesore në spital, që edhe i ati të jetë i pranishëm (Video)

Vieneese Staton e ka befasuar të atin Preston Roland, duke shkuar e veshur me vello, në spitalin në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, ku ai po trajtohet për sëmundjen e leukemisë.

Pasi e kishte shtyrë dasmën për pesë muaj, 27-vjeçarja vendosi të kryente një ceremoni të thjeshtë me burrin e ardhshëm, pasi babait të saj vetëm i rëndohej gjendja, transmeton Telegrafi.

Megjithëse i përlotur, Roland i ka thënë disa fjalë për të porsamartuarit, ndërsa nuk ka rezistuar që të këndoj edhe disa vargje të këngës së tyre të preferuar.

Video e postuar më poshtë, tregon një pjesë të ceremonisë së improvizuar martesore, për t’i plotësuar ëndrrën të atit me regjim spitalor. /Telegrafi/

https://youtu.be/U3Zei99GNgc

Exit mobile version