Telegrafi

Organizohet tryezë e rrumbullakët për pacientët me sëmundje të rralla

Tryezë e rrumbullakët me temë ‘Jetë më të gjatë dhe më të lumtur për pacientët me sëmundje të ralla’ organizon sot Shoqata për fibrozë cistike në qendrën e kongreseve në Panairin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në vigjilije të konferencës dyditore të Evropës Juglindore për fibrozë cistike me temë ‘Trajtim i barabartë dhe transparent i të gjithë të sëmurëve me sëmundje të rralla në RM në kuadër të buxhetit për sëmundje të rralla, qasje transparente ndaj informacioneve me karakter publik-Regjistër i sëmundjeve të rralla të RM-së’, e cila fillon nesër në Shkup.

Në konferencë, do të marrin pjesë ekspertë nga Evropa dhe bota, ku do t’i tregojnë njohuritë dhe përvojat e tyre, me qëllim që të ngrihet vetëdija për nevojat dhe të drejtat e pacientëve me fibrozë cistike. /Telegrafi/