Fondacioni për internet dhe shoqëri informative ”Metamorfozis” mbajti një trajnim me mediat për të parandaluar gjuhën e urrejtjes në media, njofton Telegrafi Maqedoni.
Temat dhe nëntemat që lidhen me trajnimin e gazetarëve janë përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga mediat dhe gazetarët, ndikimi i kësaj gjuhe në masë dhe tek lexuesit, sa është ndëshkuar, si ndëshkohet, sa ka rëndësi kjo për mediat dhe për publin
Në trajnim pjesmarrësit kanë diskutuar edhe shembuj konkret se ku dhe për çfarë qëllimi është përdorur gjuha e urrejtjes në media.
Edhe Telegrafi Maqedoni ka marrë pjesë në trajnim, për të parandaluar gjuhën e urrejtjes gjatë punës si medium lider në Maqedoni./Telegrafi/