Menaxherë nga dhjetëra kompani të industrisë ushqimore, farmaceutike, teknologjia informatike, tregtia dhe industria grafike, do të trajnohen në Odën Ekonomike të Maqedonisë (OEM), në temën „Go International – Trajnim për të ardhmen tuaj prej lideri“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i trajnimit është përfitimi i njohurive se si të përfitojnë në treg, në kushte të plotësuara me sfida të cilat dalin nga mungesa e kohës, njohurive, përvojës, financave, kuadrit profesional dhe burimeve tjera.
Programi mundëson përmirësimin e aftësive prsonale, por edhe atyre të nevojshme për drejtimin e afarizmit dhe ”Know How” i nevojshëm për themelim dhe zhvillim të afarizmit personal me nivel të lartë cilësor.
Trajnimi do të bëhet në bashkëpunim me Odën federale Austriake (WIFI)./Telegrafi/