DENIS GAFURI CONSULTING, CFO PHARMA dhe ODA E FARMACIVE të Kosovës organizojnë super seminarin më të madh të farmacive në vend. Me datë 27 mars 2021, është caktuar data e mbajtjes së seminarit më të madh dhe më të rëndësishëm të industrisë farmaceutike. I dedikuar enkas për të gjitha farmacitë. Seminari do të mbahet nga ora 08:30 – 16:30.
Tema kryesore që do të trajtohet është “Si ta bësh barnatoren tënde të suksesshme?” dhe nëntema “Teknika të menaxhimit për krizën që po e përjetojmë në ekonomi”. Do të jenë 8 (tetë) spikerë që do të shtjellojnë tema në fusha të ndryshme, me tema të mbështetura dhe të ilustruara me shembuj të industrisë farmaceutike, të cilat kanë të bëjnë me:
– Marketingu & Shitja;
– Plani i Biznesit;
– Burimet njerëzore;
– Administrimi;
– Legjislacioni;
– Financa.
Qëllimi është të ofrohet informacion i kohëve të fundit lidhur me marketingun dhe shitjen, duke pasur parasysh specifikat e barnatores si biznes, por edhe si shërbim, ndërkaq seminari është i akredituar nga Oda e Farmacistëve me 6 Pikë Akredituese.
Tarifa e pjesëmarrjes 30 €.
MËNYRAT E PAGESËS:
1. Çmimi i biletës për pjesëmarrje: 30.00 €, apo
2. Me blerjen e pakos së ofruar me produktet e caktuara në ofertë (të cilën e gjeni të bashkangjitur këtu), CFO PHARMA ofron pagesën e tarifës së Seminarit online “Si ta bësh barnatoren tënde të suksesshme”, i cili mbahet me datë 27.03.2021 |. Me blerjen e ofertës nga CFO pharma, ju bëheni automatikisht pjesë e lojës shpërblyese, ku ndër të tjera, çmimi i parë është biletë për një çift: pushime në Turqi.
APLIKIMI:
Rezervoni tani vendin tuaj, duke kontaktuar në:
Email: sales@denisgafuri.com
Nr. Tel: 049 893 693
Web: https://forms.gle/3xLrLhWvAQr8SWd6A