Site icon Telegrafi

Organizohet Panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore

Qendra e Gruas “Dera e Hapur” organizon Panairin e Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore 2017, i cili organizohet për të kremtuar Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë.

Panairi është manifestimi më i madh i artizanatit në Kosovë i cili ndihmon promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore-diversitetin dhe integrimin në mes të komuniteteve të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

Gjatë 4 kater ditëve, panairi sjell para vizitorëve punime artizanale të artit aplikativ të punuara në mënyrë unike në tekstil, dru, gurë, metale, kostume popullore, punime në vekë, enë dheu, ushqim tradicional etj. nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe shteteve fqinjë.

Panairi do të jetë i hapur nga sot deri më 18 shtator 2017, në Sheshin “Nënë Tereza”.

Exit mobile version