Instituti për zhvillim të bashkësisë (IZHB) ka organizuar në Jegunovcë panairin e parë të malit Sharr për mjaltë dhe prodhime bletarie, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë panair u prezantuan prodhimet e rreth 15 bletarëve të rajonit të malit Sharr, por edhe mysafirë nga Kërçova, Kumanova, dhe vendet tjera.
Në këtë aktivitet, u mbajt edhe një tribunë me përfaqësues nga Kosova, kushtuar zhvillimit rural dhe bashkëpunimit ndërkufitarë. Nënqielli i malit Sharr ofron kushte të volitshme për prodhimin e mjaltit organik dhe prodhimeve tjera të bletëve./Telegrafi/