Site icon Telegrafi

Organizohet “Maker Faire” në Shkup

Ambasada e SHBA në Shkup me Кëndet Аmerikane në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Komunën e Karposhit, për herë të parë në Shkup organizon Maker Faire (Panair të kreativitetit). Ngjarja do të mbahet më 31 maj, e premte, nga ora 10:00 deri në 19:00, në parkingun e sallës VIP Boris Trajkovski në Shkup.

Mini Maker Faire në Shkup është festival shpikjesh, kreativiteti e shkathtësish që mund ta vizitojë e gjithë familja.  Aty do të marrin pjesë entuziastë të teknologjisë, krijues, edukatorë, inxhinierë, klube shkencore, autorë, artistë, studentë e nxënës të të gjitha moshave, si dhe bizneset nga e gjithë Maqedonia e Veriut. Ngjarja do të përfshijë demonstrime dhe punëtori, përfshirë printer 3D, robotikë, programim kompjuterik, dhe punë artizanale. Maker Faire u mbajt për herë të parë në Kaliforni në vitin 2006. Që atëherë, është shpërndarë nëpër tërë botën dhe sot organizohen mbi 200 ngjarje të tilla çdo vit. Maker Faire i parë në Maqedoninë e Veriut u mbajt vitin e kaluar në Manastir.

Ushtruesja e detyrës zëvendës ambasador i SHBA, Laura Brown do të vizitojë eventin nga ora 12:30 deri në 13:30, dhe do të jep deklaratë të shkurtër për media në ora 12:45.

Exit mobile version