Nën organizimin e Fakultetit Juridik dhe mbështetjen institucionale të Rektoratit në Universitetin e Prishtinës, për herë te parë mbahet Kongresi i Shkencave Juridike JURISCONKOS.
Pjesa kryesore e Kongresit është gara e studentëve në ese, debate dhe video. Ata duhet të jenë pjesë e universiteteve publike dhe ato private.
Secili prej tyre do të shkruaj një ese që lidhet me fushën e Shkencave Juridike, derisa debatet do të jenë të formatit “British Parliamentary”. Studentët që do të garojnë më Video – Sensibilizim, në mënyrë simbolike do të paraqesin situatat diskriminuese apo veprime që shkelin ligjin dhe të drejtën.
Afati i aplikimit për të interesuarit që duan të bëhen pjesë e kësaj gare në ese dhe debate, kanë filluar në datën 15.03.2018 dhe përfundojnë me 31.03.2018, derisa aplikimet për kategorinë Video – Sensibilizim kanë filluar me 15.03.2018 deri me 02.04.2018.
Shpërblimet për fituesit në të gjitha kategoritë janë:
Vendi i Parë – 150 € + set librash
Vendi i Dytë – 100 € + set librash
Vendi i Tretë – 50€ + set librash
Në faqen e mëposhtme mund t’i gjeni informatat shtesë rreth kësaj ngjarje. /Telegrafi/