Në kuadër të projektit të USAID-Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit sot do të mbahet konferenca me temë ‘Sfidat aktuale të komunitetit afarist nga sfera e rregullativës ligjore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë do të flasin ambasadori në Maqedoni, Jess Baily, drejtori i EPI Qendrës Ndërkombëtare, Ljubomir Dimovski, ndërkaq do të marrin pjesë përfaqësues nga sektori privat dhe institucionet qeveritare, njofton AIM.
Do të bisedohet për rezultatet nga 17 sesione të mbajtura informative, në të cilat morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës dhe ndanë informata për ato sfida nga rregullativa e biznesit me të cilat përballen çdo ditë.
Sesionet informative fokusohen në mjedisin jetësor, marrëdhëniet e punës dhe marrëveshjet kolektive, ligji doganor dhe tatimet dhe procedura tatimore.
Projekti i USAID-it, ësht me afat katërvjeçar, me buxhet prej 1.9 milionë dollarë amerikanë. /Telegrafi/