Këshilli kombëtar për barazi gjinore organizon sot konferencë me temë ”Mbështetje për viktimat e dhunës – e kujt është përgjegjësia”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, konferenca është pjesë e aktiviteteve të projektit ”Ratifikimi i Konventës së Stambollit”, që financohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 mekanizmit për organizata qytetare (OPA2CSO).
Konferenca ka për qëllim të kontribuojë drejt përmirësimit të sistemit të mbrojtjes së viktimave nga dhuna familjare dhe qasjë në drejtësi për gratë e dhunuara në bazë gjinore, si edhe në ratifikimin e Konventës së Stambollit.
Gjithashtu do të prezantohet analiza për përshtatjen e dispozitave të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare me standardet e përfshira në Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës shtëpiake./Telegrafi/