Site icon Telegrafi

Organizohet konferencë gjyqësore ndërkombëtare ‘Gjyqësi e pavarur’

Konferenca e parë gjyqësore ndërkombëtare me temë ‘Gjyqësi e pavarur’ do të mbahet sot dhe nesër në Ohër, në organizim të Gjykatës Supreme dhe Shoqatës së gjykatësve në Maqedoni, në bashkëpunim me CEELI Institute nga Praga dhe me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje do të përfshihen tema lidhur me sfidat, praktikat e mira dhe përvojat për gjyqësi të pavarur në pikëpamje të pavarësisë ligjore, funksionale dhe financiare, edukim i vazhdueshëm dhe etikë gjyqësore, gjyqësi transparente dhe marrëdhëniet me mediat.

Në konferencë do të marrin pjesë kryetari dhe gjykatës të Gjykatës Supreme të Maqedonisë, gjykatave të Apelit dhe Themelore, anëtarë të Shoqatës së gjykatësve, nga CEELI Institute dhe përfaqësues të ë Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version