Trendet evropiane dhe amerikane të menaxhimit të avancuar profesional janë bërë pjesë e kulturës ballkanike. Çdo herë e më shumë biznesmen nga Kosova po marrin pjesë në konferencat biznesore të mbajtura në Shkup, për të diskutuar trendet ekonomike në biznes dhe tregti.
Eventi më i ri biznesor regjional këtë vit do të mbahet në Holiday Inn në Shkup më datë 5 dhe 6 Shkurt, me ç’rast një nga ekspertët më të njohur evropian Dean Thrope do të përformojë në konferencën biznesore “Top management skills for 2015: Cost Cutting Techniques and Negotiation Excellence”, dedikuar për CEO-të më të suksesshëm, menaxher të shitjes si dhe profesionist të financave.
Konferenca do të vizitohet nga shumë persona të bizneseve nga Maqedonia si dhe vendeve tjera nga rajoni, me çast do të zbulojnë dhe diskutojnë teknikat moderne për rritjen e profitit të kompanisë përmes teknikave për zvogëlim të shpenzimeve dhe përmirësuar teknikat e negocimit të menaxhereve.
Pjesëmarrësve do tu jepet mundësia që të marrin pjesë një ditë apo dy ditë në programin, e që është edhe më me rëndësi ata do të dëgjojnë për teknika të reja në lidhje me zvogëlimin e buxhetit dhe përsosmëri në negociata, gjithashtu edhe përmirësimin e suksesit të korporatës duke zgjeruar rrjetin me disa nga biznesmenët më të suksesshëm nga rajoni.
Seminari udhëhiqet nga folësi botërisht i njohur, konsulent dhe autor – Dean Thrope, i cili është edhe mentor personal i disa CEO-ve më të njohur në botë. Programi është i pajisur gjithashtu edhe me sfida interesante, diskutime të përbashkëta etj. me disa biznesmen të suksesshëm nga rajoni.
Dean Thrope (UK) gjithashtu njihet edhe si “mentor i më të pasurve” pasi që ai është konsulent personal i disa nga CEO-ve më të suksesshëm në botë. “Kurr më parë nuk e kam kuptuar që suksesi i biznesit mund të jetë kaq i thjesht për tu implementuar – para se ta dëgjoj Dean Thrope” u shpreh një nga pjesëmarrësit. Ai është gjithashtu autore i librit “„Defining your success“ dhe “60 days success“.
Lajmi i mire është që aplikimi për pjesëmarrje është ende i hapur dhe përfaqësuesit të komunitetit të biznesit nga Kosova janë të mirëseardhur nga organizatorët. Për më shumë informacion ju mund të vizitoni http://www.biznisseminari.com/dean-thorpe-2015/ si dhe për rezervim mund të kontaktoni info@biznisseminari.com apo +389 (0)2 5201 832.
Artikull i sponsorizuar