Site icon Telegrafi

Organizohet koncert humanitar në Tetovë për shërimin e voglushit Semir Saliu (Foto)

Shoqata Humanitare Shtëpia – M në bashkëpunim me K2 Events Tetovë organizon koncert humanitar për të ndihmuar voglushin Semir Saliu nga fshati Sellcë – Tetovë. I cili vuan nga sëmundja e eshtrave dhe nuk është i lëvizshëm, i duhet operim urgjent në Turqi. Fondi i siguruar nga aktiviteti i koncertit humanitar do të shkon direkt në llogarin e Familjes Saliu.

”Qëllimi për realizim të këtij koncerti është se djaloshit nga fshati Sellcë i duhet shërim jashtë vendit, më saktë në Turqi. Bashkë me anëtarët e shoqatës e Shtepia-M në bashkpunim me K2Event vendosëm që të bëjmë një koncert ku fondi i mbledhur do të shkon për shërim të djalit. Suksesin e presim, dhe besoj të kemi përkrahjen e publikut për të mbushur sallën e pallatit. Shpresoj që do kemi edhe përkrahjenn e kompanive” thotë Naser Asani, një ndër organizatorët e koncertit.

”Të jesh human është njerzore” ! thuhet në njoftimin e koncertit.

Telegrafi Maqedoni e mbështet këtë koncert humanitar!

Gjithashtu lexo: Ndihmoni Semirit, ai vuan nga sëmundja e eshtrave (Video)

Exit mobile version