Telegrafi

Organizohet kampionati më i madh i golfit në Kosovë – mblodhi mbi 60 garues nga e gjithë bota

Kampionati i Kosovës në golf mblodhi gjithsej 63 garues dhe është kampionati ma i madh shtetëror i organizuar ndonjëherë.

Ky Kampionat i cili mblodhi lojtarë nga Kosova, Austria, Gjermania, Zvicra, Holanda, Suedia, Norvegjia, Franca, Anglia dhe Amerika. Nga secili pjesëmarrës që ka udhëtuar për të marrë pjesë dhe për ta shkruar me shkronja të arta historinë e sportit të golfit të Kosovës.

Çdo kontribut në fazën e konsolidimit dhe hedhjes së themeleve të Federatës së Golfit të Kosovës është kontribut i jashtëzakonshëm dhe shumë i mirëseardhur.

Kampione e re e Kosovës u stolisë Geresa Arifi.

Ndërsa Kampion i Kosovës i vitit 2023 në kategorinë e përgjithshme doli Albert Hoxhaj.

Gjithashtu me medalje në kategoritë e tjera u shpërblyen:

Kategoria A

1. Bekim Durguti
2. Azer Bislimaj
3. Besim Murati

Kategoria B

1. Nimon Vokshi
2. Ragip Goxhuli
3. Berat Memaj

Kategoria C

1. Jeton Gashi
2. Kushtrim Gjinovci
3. Daut Arifi

Si dhe juniori Bilal Vehapi i cili tregoi lojë të bukur dhe qëndrueshmëri të lartë.

Federata e Golfit e Kosovës i falënderon gjithë pjesëmarrësit dhe gjithë sponsorët të cilët e bënë të mundur realizimin e Kampionatit 2023.