Sot me organizim të Forumit Rinor Islam dhe OH Kalliri i Mirësisë u organizua iftari tradicional ku ishin të ftuar organizata, institucione dhe shoqata që gravitojnë në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Fisnik Shabani, kryetar i FRI tha “Shpresojmë se ky iftar të na bashkoj dhe të na ofroj ngrohtësinë që i duhet myslimanëve. Të na lidh ura dhe të na nderon neve si myslimanë në Maqedoni.” përfundoi Shabani.
Ramazan Khayan, hoxhë nga Turqia përshëndeti të pranishmit duke ju uruar bereqet, durim dhe dashuri./Telegrafi/