Telegrafi

Organizohet edhe një panair punësimi

Panairi ka synim të prezantojë para studentëve dhe të interesuarve tjerë mundësitë e punësimit në disa prej kompanive të sektorit të TI-së në Kosovë. Gjithashtu ky nuk do të jetë panairi i vetëm sepse STIKK do të organizojë panaire të ngjashme me 26 maj në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe me 2 qershor ne Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN).

“Qëllimi i panairit është që të promovojë dhe menaxhojë kërkesën e të gjitha palëve të interesit për vlerën më të madhe të çdo kompanie, njeriun dhe punëtorin”, tha Vjollca Çavolli, Drejtoresha e STIKK.

ASSECO, Cacttus, EKONET, Frakton, ITBM Group, ITEG, Logistics Plus, RROTA etj janë disa prej kompanive që do të jenë pjesëmarrëse në kuadër të panairit të punës të organizuar nga STIKK. /Telegrafi/