Telegrafi

Organizohet drekë për fëmijët pa prindër të Kërçovës

Organizata Humanitare ”Kalliri i Mirësisë”, nën patronatin e komunës së Kërçovës, organizoi drekë për fëmijët pa prindër nga kjo komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, që ishte i pranishëm, theksoi se kujdesi për këtë kategori duhet të jetë e përhershme, por jo vetëm si javë për fëmijë pa prindër.

Aktiviteti i sotëm u organizua në kuadër të javës për fëmijët pa prindër që u zbatua nga 15 e deri më 21 prill. Organizimi përmbyllet me koncertin që do të mbahet sonte në mbrëmje në këtë qytet./Telegrafi/