Nga sot e deri më 19 mars në Maqedoni organizohet ”Ditët e gastronomisë sllovake në Maqedoni”, që i kushtohet parahajës, supës, ushqimit kryesor dhe deserteve tradicionale sllovake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, organizator i aktivitetit është vet ambasada sllovake në Maqedoni. Ushqimet do të përgatiten nga kuzhinjeri i Ministrisë së punëve të jashtme dhe çështjeve evropiane i këtij vendi.
Ushqimet do të shoqërohen nga vera, birra dhe muzika popullore sllovake./Telegrafi/