Site icon Telegrafi

Organizohet dita ndërkombëtare e mjaltit në Tetovë

Garë ndërkombëtar për cilësi të mjaltit do të mbahet në Tetovë në fund të tetorit, ndërsa në kuadër të kësaj fundjave organizimi në komitetin e ekspertëve të qytetit ka vlerësuar mostrat mjaltit. Konkursi organizohet nga shoqatat “Polloshki mled” dhe “Gradot na pçelite”.

“Gjatë kësaj fundjave Komisioni ndërkombëtar i ekspertëve prej katër shijuesve është duke vlerësuar shtatë parametra organoleptikë për cilësinë e mjaltit. U testuan 250 mostra të mjaltit nga 15 vende. Komisioni udhëhiqet nga Sllobodan Jeftiq, një gjykatës ndërkombëtar nga Serbia”, tha Vladimir Petrovski, kryetari i Shoqatës “Polloshki Mled”.

Gjatë ditëve në vijim, faza e dytë do të kryhet për shënimin e mostrave të mjaltit me anë të analizave kimike. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin pikë dhe renditje që do të dihen në ditën e konkursit kur prezantohen prodhuesit./Telegrafi/

Exit mobile version