Nën organizimin e Ambasadës së Francës dhe Institutit Francez, në Shkup do të organizohet debat me temë ”Turizmi malor dhe ekoturizmi për zhvillim të qëndrueshëm për Maqedoninë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në aktivitet do të marrin pjesë njohës të kësaj lëmie nga Franca që janë pjesëtarë organizatash që merren me hulumtimin e të gjitha mundësive për bashkëpunim në drejtim të baraspeshimit të zhvillimit në rajon./Telegrafi/