Sot në mesditë në klubin GEM, organizatat qytetare “Proficio”, “Plan – 4D” dhe “Onlimit Media” organizojnë debat “A janë të mundshme zgjedhjet fer dhe demokratike më 5 qershor – do të përsëritet 23 shkurti më 6 prill?”, transmeton Telegrafi.
Në debat do të marrin pjesë Oliver Spasovski, ministër i brendshëm, Xhabir Deralla, kryetar i “Civil”, Lidija Dimova, kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Ramadan Ramadani, analist, dhe Bojan Mariçiq, drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Edukim Evropian.
Në debat janë ftuar edhe koordinatorët e grupeve politike në Parlamentin e Maqedonisë. /Telegrafi/