Debati ‘Shtetet dhe tregu i kapitalit’ do të mbahet sot në Shkup në organizim të Bursës së Maqedonisë sh.a dhe biznes magazinës ‘Ekonomi dhe biznes’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Udhëheqës i debatit do të jetë Ivan Shteriev, drejtor kryesor ekzekutiv në Bursën e Maqedonisë sha.a. Shkup, ndërsa do të marrin pjesë ndihmësdrejtori i Sektorit për valutë lokale dhe zhvillim të tregjeve të kapitalit të BERZH-it, Hanes Takaç, profesorër Tome Nenovski dhe Vlladimir Filipovski dhe Zoran Jovanovski nga ‘Ekonomi dhe biznes’. /Telegrafi/