Agjencia e Mediave Elektronike (AME) nga sot e deri më 12 gusht, organizon debat publik për shpalljen e tenderit publik për zgjedhjen e një ose më shumë ofruesve të shërbimeve të përgjithshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas 30 ditësh debati publik, të gjitha vërejtjet e rëndësishme, komentet dhe propozimet do të merren parasysh në përgatitjen e tenderit.
Qëllimi është që të përzgjidhet një furnizues interneti, që do të duhet të sigurojë edhe shërbim telefonik për informacione, kabina publike telefonike ose pika tjera publike për sigurimin e shërbimeve telefonike./Telegrafi/