Site icon Telegrafi

Organizohet debat për tregtinë me Shqipërinë

Foto: Arkiv

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) sot organizon debatin “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse?”

Marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kanë përjetuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Gjithsesi, pavarësisht kontekstit rajonal dhe marrëdhënieve të mira me Shqipërinë, disa biznese i konsiderojnë procedurat burokratike dhe taksat e vendosura sit ë panevojshme dhe të ekzagjeruara.

Me qëllim të diskutimit mbi kompleksitetin e tregtisë me Shqipërinë dhe vështirësitë me të cilat bizneset në Kosovë ballafaqohen, Oda Amerikane organizon debatin “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse?” . /Telegrafi/

Exit mobile version