Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut sot do të organizohet panel- diskutim në temë “Të drejtat e komuniteteve më të vogla në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Panel -diskutimi është në organizim të Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive përmes projektit të titulluar “Përforcim i demokracisë përmes realizimit të të drejtave të bashkësive” financuar nga Bashkimi Evropian në RMV.
Qëllimi i panel- diskutimit, informojnë organizatorët është forcimi i vetëdijes të opinionit më të gjerë për respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që u përkasin komuniteteve më të vogla në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/