Nëse kjo është perspektiva e Prishtinës nga një qytetar i Kosovës (apo jo?), si perceptohet Prishtina nga qytetarët ndërkombëtarë? Cilat janë disa nga dallimet kryesore në mes të kulturës këtu dhe kulturës së tyre? Këto janë disa nga pyetjet që folësit e edicionit të 33-të të BarCamp Prishtina do të trajtojnë.
Ky edicion do të mbahet të mërkurën, 25 nëntor, prej 17:30 në Teatrin Oda. Folës do të jenë Daniel Cosentino, Stefan van Dijk dhe Seongho Daniel Han.
Daniel Cosentino – një artist dhe aktualisht nënkryetar i çështjeve akademike në AUK / RIT (Universiteti Amerikan në Kosovë). Duke përjetuar një seri të udhëtimeve në perëndim e lindje, brenda e jashtë SHBA-së, nganjëherë nga gjendja e varfërisë në kërkim të së vërtetës, dashurisë, jetës, kuptimit, lidhjes, profesionit, qëllimit … e artit, ai ka shprehur në ekspozita disa çështje thellësisht personale duke bashkëpunuar me artistë, dizajnerë, muzikantë, studentë dhe mendimtarë përtej kufijve kombëtarë. Danieli do të ndajë disa nga këto histori me ju me imazhe dhe fjalë.
Stefan van Dijk – shkrimtari i ’10 Arsyet pse Kosova është vendi i mirë për të jetuar" i cili është nga Holanda dhe emigroi në Kosovë në vitin 2012. Stefani do të fokusohet në aspektet e mira dhe jo aq të mira të kulturës dhe popullit të Kosovës.
Seongho Daniel Han – një student i ri nga Koreja e Jugut i cili ka jetuar në Kosovë që kur ishte 5 vjeç. Danieli do të flasë rreth mënyrës se si është ambientuar në Kosovë, vështirësitë që ka hasur dhe disa nga dallimet mes kulturës këtu dhe asaj së Koresë së Jugut.
BarCamp është një aktivitet i hapur dhe në të mund të marrin pjesë të gjithë që ngacmohen nga kjo temë.