Site icon Telegrafi

Organizohet BarCamp Prishtina #21

 Java e Gruas është një ngjarje që do të mbledh gratë nga të gjitha fushat ku do të kenë mundësi të diskutojnë, të identifikojnë dhe ekspozojnë të gjitha rrugët që duhet të marrin për të përmisuar pozitën e gruas në Kosovë. Pjese e aktiviteteve te kesaj jave do te jete edhe ky edicion i BarCamp­it.

Folëse të këtij edicioni do të jenë Zana Kurtishi ­ Rudi, Kosovare Krasniqi dhe Blerta Thaçi.

Zana Kurtishi ­ Rudi është mësimdhënëse e Informatikës dhe Teknologjisë në shkollën fillore “Zekeria Rexha" në Gjakovë. Ajo është koordinatore e klubit të teknikëve të rinjë në shkollën që ajo punon. ‘Klubi i teknikëve të rinjë’ është një iniciativë e Basic Education Program, pjesë e USAID ku kanë punuar me Lego robots dhe pjesë tjera të Teknologjisë. Klubi saj ofron asistencë teknike brenda shkollës dhe ka digjitalizuar mësimdhënjen në disa prej klasave. Zana në BarCamp do të prezentoj punën e saj dhe të nxënësëve të saj.

Kosovare Krasniqi mbane diplomë në Inxhinieri Kompjuterike dhe diplomë Master në teknologji nga Gjøvik University College. Kosovarja u kthye në Kosovë në vitin 2006 pasi ka jetuar për shumë vite në Norvegji. Që nga kthimi në Kosovë ajo u morr me punë menaxheriale në sektorin e IT­së, duke menaxhuar KIJAC për 5 vite me radhë, dhe në fillim të vitit filloi punën si drejtoreshë ekzekutive në Athene Kosovo, kompani simotër me Athene Prosjektledelse në Norvegji që ndihmuan në bashkë­themelimin e Innovation Centre Kosovo. Kosovarja do të ndaj sfidat e saja drejt suksesit dhe rolin që Athene ka luajtur në Kosovë me projektet e saja.

Blerta Thaçi punon si zhvilluese e softuerit në kompaninë Appsix. Appsix është një startup që merreët me zhvillimin e aplikacioneve për telefona mobil me bazë në Prishtinë. Blerta është gjithashtu pjesë e komunitetit të open source FLOSSK në Kosovë dhe ka punuar në IPKO Foundation si organizatore e eventeve më parë. Blerta në BarCamp do të flas rreth mundësive që gratë kanë në botën e teknologjise, programimit dhe punën që kanë bërë ajo dhe ekipi e saj.

Sponzorë medial të BarCamp­it janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Duke filluar në ora 17:00 deri në ora 17:30 do të jetë një koktej i vogël me ushqim. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale dhe në Twitter (kërkoni me hashtag #BCPRN).

Exit mobile version