Edhe këtë radhë do të kemi folës dhe tema shumë interesante, ku do të ndajnë eksperiecën dhe prezantojnë: Emanuel Bajra, Alejtin Berisha dhe Halil Radogoshi, biografitë e të cilëve mund ti gjeni në vazhdim:
Emanuel Bajra është i lindur në Gjakovë, më 18 shkurt të vitit 1980. Edukimin fillor dhe atë të mesëm i ka kryer në qytetin e lindjes. Sudimet i ka bërë në Britaninë e Madhe, kurse paraprakisht e ka kryer, në Londër, me performacë të lartë, shkollimin plotësues (kompletues) parauniversitar, dyvjeçar, të quajtur A-level. Fakultetin e shkencave politike, ekonomike dhe të filozofisë e ka mbaruar, po ashtu me performancë të shkëlqyeshme, në Universitetin e Londrës Lindore, Westminster University dhe London School of Economics.
Punon pranë zyrës për ekonomi dhe politika monetare e stabilitet financiar në Bankën Qëndrore të Anglisë në një projekt profesional me temën “QE and its effects in unemployment and poverty in the UK” – shq. “ Shtypja e parasë dhe ndikimet e saj në nivelin e papunësisë dhe varfërisë ne Mbretërinë e Bashkuar”
Është i punësuar në “Lloyds Banking Group”, me qendër në Londër. Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës javore“The Albanian”, si dhe anëtar i tri think-tankeve, “Progress”, “Compass” dhe “Fabian Society”.
Në kohë të lirë Emanueli merret me lexim, futboll, body-building dhe biciklizem. Emanueli është po ashtu edhe mbledhës i apasionuar i librave e hartave të vjetra antike ku posedon librarinë e tij personale në Londër me mbi dy mijë libra që datojnë prej shekullit XIV e deri në kohët moderne. Ai është i pasionuar pas tenisit, rugby dhe adhurues i klubit futbollistik KF.Vllaznimi dhe Manchester United.
Në Barcamp Gjakova #7, Emanueli do te flas për temën "E ardhmja e sistemit bankar dhe Interneti"
Alejtin Berisha është drejtor ekzekutiv i Kolegjit Universum, anëtar i bordit në European Higher Education Society, bashkëpunëtor në Institutin Steinhardt për Politika të Arsimit të lartë në New York University. Alejtini është ndërmarrës serik dhe bashkëthemelues i iziSurvey.com dhe drejtor menaxhues për Kosovë dhe Shqipëri i Wilson Learning.
Ai në BarCamp do të flas mbi rolin e universiteteve në krijimin e eko-sistemit të ndërmarrësisë.
Halil Radogoshi është Drejtor Strategjik në Dovela QM, kompani franceze e cila është e specializuar në Quality Management dhe Business Intelligence. Ai është përgjegjës për vlerësimin e reziqeve dhe mundesive globale për Dovela QM. Deri më 2013, Halili ka punuar ne Geneva International Center for Humanitarian Demining (GICHD), si konsulent senior per menaxhimin e Sistemit te Informacionit. Duke ju falenderuar aftësive të avancuara në menaxhimin e sistemeve të informacionit, Halili ishte pergjegjës për menaxhimin e Sistemeve të informacionit të GICHD në 17 vende të botes. Ne te njejten kohë, Halili ishte përgjegjës për hulumtim, inovacion dhe zhvillim te standardeve per Sisteme të Informacionit. Halili ka 15 vite eksperience ne menaxhimin e sistemeve te informacionit, eskperience kjo e cila do te jete mjaft interesante për pjesëmarësit ne Barcamp.
Ne Barcamp Gjakova #7, Halili do të flas mbi temën "Sfidat për ndërmarrësit e rinj në Kosovë"
Vendi ku do të mbahet ngjarja është DEL House , ndërsa për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas.
Sponsor medial të Barcamp janë Telegrafi.com, Digjitale.com dhe PCWorld.al. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, në Twitter kërkoni me hashtag #BCGJK.
BarCamp Gjakova organizohet nga Komuniteti Aktiv Qytetar (KAQ) dhe mbështetet nga IPKO Foundation.