Site icon Telegrafi

Organizohet ”Apriliada” në Shkup (Foto)

Kryqyteti i Maqedonisë sot organizoi ”Apriliadën” që u mbështet nga Bashkia e Shkupit për të zbavitur fëmijët e kryqytetit dhe rrethinës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në pjesën ditore të ahengut me maska, princeshat, zanat, klounët dhe të gjithë personazhet e filmave vizatimor i argëtoji seksioni i baletit modern dhe folklorit të SHKA “KARPOSH”, Mina Blazhev, Bilbili i artë dhe grupet e vallëzimit nga shkollat fillore në Shkup.”

Ahengu i mbrëmjes në sheshin Maqedonia ku do të performojnë: VIS t-Amanet (përbërje instrumentale dhe vokale), Aleksandar Mitrevski, Vlatko Ilievski Aleksandar Tarabunov, Trio “Sherbet”, Elita Zibehari dhe Grupi – “Live Band”, dhe në fund do të performon edhe dixhej.”

”Qendra kulturore për fëmijë – Karposh me konkurse u ka bërë thirrje shkollave fillore për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe të konkurrojnë për maskë më të bukur dhe karikaturë, për të cilat do të ndahen çmime dhe shpërblime të vlefshme, si dhe diploma. Në pjesën e mbrëmje të manifestimit në binë do të defilojnë nxënësit e shkollave të mesme me maska grupore, dhe pjesëmarrësit me maskë me të mirë do të marrin shpërblim të vlefshëm”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version