Ditën e mërkurën duke filluar nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e liqenit të Batllavës.
Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga e liqenit.
Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
Në fund, ftohen qytetarët që t’i bashkëngjiten këtij aksioni. /Telegrafi/