Me moton ”T’u ndihmojmë fëmijëve me probleme në të folur” nga sot, e deri më 5 qershor, mbahet aksioni i madh dhe kampanjë, ku një ekip logopedësh dhe defektologësh, çdo ditë do të kryejnë kontrolle falas për fëmijët të cilët kanë probleme me të folurit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky ekip do të organizojë edhe konsultime me prindërit për trajtimet e patjetërsueshme dhe ushtrimet që duhet t’i bëjnë me fëmijët e tyre. Anëtarët e këtij ekipi janë defektologë dhe logopedë të diplomuar në qendrën logopedike-defektologiste ”Interakcia plus”, që gjendet në afërsitë Sallës univerzale në Shkup.
Trajtimi është individual, kurse për qëllim ka ndihmën në kohë të fëmijëve veçmas dhe që të ketë sa më pak fëmijë me probleme në të folur./Telegrafi/