Site icon Telegrafi

Organizohen gara sportive për penzionerët

Në qytetin e Kavadarit organizohen garat e 21-ta me radhë rajonale sportive pë penzionerët, ku marrin pjesë rreth 400 penzionerë të rajonit rreth Vardarit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto gara mbahen në dhjetë disciplina sportive, ku forcat i matin Shoqatat pranë Kavadarit, por edhe të shoqatave të Velesit, Negotinës, Demir Kapisë, Vallandovës, Dojranit, Bogdancit dhe Gjevgjelisë.

Qitja, hedhja e gjyles, vrapimi, kërcimi, tërheqja e litarit, janë disa nga disciplinat në të cilat penzionerët do t’i matin forcat e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version