Site icon Telegrafi

Organizmi më i madh në botë gjendet në Oregon

Në “Malet e kaltra” brenda pyllit kombëtar Malheur në lindje të Oregonit, gjendet armillaria ostaye, organizmi më i madh ndryshe i njohur nga shkencëtarët si “Humongous Fungus”.

Zakonisht njihet si “Kërpudha e mjaltit” dhe besohet se peshon 7.500 ton e mund të shkojë deri në 35 mijë ton. Besohet të jetë organizmi më i vjetër në botë, ku sipas shkencëtarëve vlerësohet të jetë nga 2,400 deri në 8,650 vite e vjetër, transmeton Telegrafi.

Fungus ka ngjyrë të bardhë dhe këtë formë e merr vetëm gjatë muajve të vjeshtës. Përqendrimi më i madh i Armaillaria përfshin 3,5 milje katrorë të pyllit, por shtrohet pyetja se çfarë e nxiti që të rritet kaq shumë gjatë nga viti 2015.

Organizmi i “Kërpudhës së mjaltit” megjithatë është i fshehtë. Përhapja e filamenteve të saj bëhet përmes strukturës rrënjësore të pyllit dhe futja në vetë trupin e pemës, e cilëson Armaillaria një parazit.

I duhen vite të tëra që kjo pemë të vdesë, ndërsa Humongous Fungus ushqehet me mënyra të ndryshme. Zgjerimi i pyllit dhe mjedisi i qëndrueshëm kanë bërë të mundur që kërpudha të zgjerohet sa më shumë.

Një organizëm individual mund të klasifikohet si “një qenie me një grup qelizash që janë gjenetikisht identike dhe komunikojnë me njëra-tjetrën”. Kjo kërpudhë gjigante përmes testit të ADN-së ka dëshmuar se është organizmi më i madh i vetëm i gjallë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version