BLAST Premier nuk do të ftojë asnjë ekip me bazë në Rusi për të luajtur në ngjarjet e tyre “për të ardhmen e afërt” për shkak të konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë, ka njoftuar organizatori i turneut.
Përmes një njoftimi në Twitter, organizatori i turneve të CS:GO, BLAST ka shprehur se nuk do të ftojë asnjë ekip me bazë në Rusi për të luajtur në ngjarjet e tyre.
Sipas HLTV.org, vendimi nuk ka të bëj me skuadrën aktuale numër një në botë, Natus Vincere, edhe pse skuadra ka tre lojtarë nga Rusia, organizata e ekipit është e vendosur në Ukrainë.
Kompania ka njoftuar gjithashtu se kualifikimi i CIS për BLAST Spring Showdown, WePlay CIS Masters Spring, i cili pritej të mbahej në muajin mars është anuluar.
Ekipet ruse si Virtus.pro , Entropiq , K23 dhe forZe ishin pjesë e këtij kualifikimi.
— BLAST Premier 💥 (@BLASTPremier) March 1, 2022
Ndër ekipet më të famshme të prekura, organizatat e të cilave janë të vendosura në Rusi janë Gambit, Virtus.pro, forZe dhe Spirit.
Këto ekipe do të duhej të luanin në kualifikime ose të ftoheshin drejtpërdrejt për të luajtur në BLAST Circuit.
Kjo lëvizje e BLAST vjen pas vendimeve të subjekteve tjera sportive që vendosën të ndalojnë përfaqësuesit rusë nga ngjarjet e tyre, si FIFA, UEFA dhe IIHF, pas rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të ndaluar pjesëmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë në garat sportive. /Telegrafi/