Site icon Telegrafi

Organizatori akuzon Ledrin, reagon menaxhmenti i reperit

Ledri Vula ka shtyrë për dy ditë koncertin e tij në Hannover të Gjermanisë.

Organizatori i kësaj mbrëmjeje ka reaguar duke thënë se anulimi u bë pasi në të njëjtin vend do të perfomomonte edhe Noizy.

Por burime të afërta me manxhmentin e Ledrit, kanë bërë të ditur për Indeksonline, se ky koncert vetëm është shtyrë për dy ditë më vonë dhe nuk është anuluar, duke demantuar kështu organizatorin e këtij eventi.

Po ashtu sipas këtyre burimeve kjo shtyrje e koncertit është bërë edhe për faktin se ambienti në të cilin do të mbahej koncerti ishte një ambient i ngjashëm me restorant dhe jo i konvenueshëm për koncertin e Ledrit.

Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se organizatori i këtij eventi nuk i ka dërguar të hollat e parapara sipas marrëveshje para mbajtjes së koncertit./Telegrafi/

Exit mobile version