Telegrafi

Organizatorët nuk siguruan autobusë, pjesëmarrësit e festivalit u detyruan të ecin afro shtatë kilometra deri në hotel (Video)

Kishin paguar nga 400 dollarë për pjesëmarrje në një festival që u zhvillua në Miami të Shteteve të Bashkuara, teksa në çmim ishte përfshirë akomodimin dhe transportin deri në ishullin ku do i përcjellnin koncertet.

Mirëpo, që në natën e parë të festivalit treditor, qindra pjesëmarrës mbetën të zhgënjyer, për shkak se mbetën në këmbë, pasi përfundoi koncerti, transmeton Telegrafi.

Gjatë orës dy pas mesnatës, ata u detyruan të ecin në këmbë sepse organizatori nuk kishte siguruar autobusë për t’i bartur.

Në pamjet që janë shpërndarë, ata nxitonin të zinin ndonjë ulëse, por e patën të kotë sepse nuk kishte ndonjë mjet transporti dhe deri në hotel u desh të ecnin për afro shtatë kilometra.

Shumë prej tyre e kanë marrë rastin me lehtësi, por të tjera e menduan edhe largimin prej festivalit, megjithëse muzika ishte në nivelin e duhur. /Telegrafi/