Kishin paguar nga 400 dollarë për pjesëmarrje në një festival që u zhvillua në Miami të Shteteve të Bashkuara, teksa në çmim ishte përfshirë akomodimin dhe transportin deri në ishullin ku do i përcjellnin koncertet.
Mirëpo, që në natën e parë të festivalit treditor, qindra pjesëmarrës mbetën të zhgënjyer, për shkak se mbetën në këmbë, pasi përfundoi koncerti, transmeton Telegrafi.
Gjatë orës dy pas mesnatës, ata u detyruan të ecin në këmbë sepse organizatori nuk kishte siguruar autobusë për t’i bartur.
Në pamjet që janë shpërndarë, ata nxitonin të zinin ndonjë ulëse, por e patën të kotë sepse nuk kishte ndonjë mjet transporti dhe deri në hotel u desh të ecnin për afro shtatë kilometra.
Shumë prej tyre e kanë marrë rastin me lehtësi, por të tjera e menduan edhe largimin prej festivalit, megjithëse muzika ishte në nivelin e duhur. /Telegrafi/
@ultra almost feels like #FyreFestival #Ultra and it’s only day 1 pic.twitter.com/bLyOi4KJZ7
— Duke (@DukeAmazin) March 30, 2019