Telegrafi

Organizatorët e protestave thonë se nuk kanë parë flamuj të grisur dhe të hudhur në kosh mbeturinash (Video/Foto)

Organizatorët e protestave ”Për Maqedoni të përbashkët” nuk kanë parë se qytetarët dhe protestuesit të kishin grisur dhe hudhur në kosh mbeturinash flamujt e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, Boban Ilievski si organizator i këtyre protestave tha ”Nuk kam parë që janë hudhur në kosh mbeturinash flamuj të shtetit. Atë që kam parë është se si njerëz kërkojnë me ngulm që të marrin flamuj dhe t’i lidhin për qafe. Disa nga ta i marrin edhe në shtëpi dhe me të njetët dalin në rrugë. Nuk kam parë askënd që të hedh flamuj, të grisë ato apo të hudh në kosh.”

Ndryshe, shkelja, grisja dhe përdhosja e flamurit shtetëror dhe shteteve tjera në territor të Maqedonisë dënohet rreptësisht sipas ligjit për simbolet shtetërore. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kjo fotografi tregon se Maqedoninë nuk e duan as ata që dalin në protesta për mbrojtjen e saj (Foto)